Pavarësisht negociatave të shumta për t’u vetëdorezuar , një oficer policie vijon të jetë në arrati për vrasjen e të riut Jurgen Duka. Deri më tani, në pranga ka rënë vetëm Orgest Drazhi, shok i viktimës që akuzohet se nuk kallëzoi konfliktin banal të ndodhur brenda në supermarket, që u mbyll me një të vrarë. Nga çfarë tregon kamera e sigurisë, Jurgen Duka, 29 vjeç që jetonte midis Britanisë së Madhe ku ka familjen, dhe Tiranës, u konfliktua nën efektin e alkoolit me një tjetër klient që po priste në radhë të paguante.