Një 30-vjeçar është arrestuar në Vlorë me qëllim ekstradimi pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle. 25-vjeçari që fshihej në Vlorë, u kap në Rrugën Transballkanike dhe u arrestua përkohësisht. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë, me vendimin e datës 01.02.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.