Një 30-vjeçar i akuzuar për tentativë vrasje është arrestuar në Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca” nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.