Gjendet i vdekur Gjergj Mullalli. Burime për Top Channel bëjnë me dije se Mullalli është gjetur i vetëvrarë në shtëpinë e kushëririt të tij, një shtetasi me inicialet F.M.. Përmes një njoftimi paraprak, Policia e Shtetit bën me dije se “pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim arrestimin e Mullallit, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin e 55-vjeçarit në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak”.