Top Channel/ “Në gjendje kritike për jetën”, Ilnisa reagon pas ‘aksidentit’ të Meritonit: Shkakton…
14/09/2024 19:52

Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është përfshirë në një aksident rrugore teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Gjithashtu thuhej se ish-finalisti i “Big Brother VIP3” është dërguar në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë për jetën. Por pavërtetësia e këtyre aludimeve u hodh poshtë, fillimisht nga Milaim Zeka, në një postim në Instagram. Në video ai i indinjuar akuzonte se lajmet e shpërndara ishin të rreme dhe se Moderatori është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, njëkohësisht shtoi se nuk ka ndodhur asnjë aksident. Lidhur me këtë, vetëm pak më parë ka reaguar partnerja e Meritonit, Ilnisa Agolli duke mohuar dhe përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar. Në reagimin e saj Ilnisa i është drejtuar Autoritetit të Medias Audiovizive për të marrë masa në lidhje me lajme të tilla të rreme që qarkullojnë dhe postohen në rrjet. “Në kuadër të legjislacionit aktual në Shqipëri, është e rëndësishme të theksohet se ligjet në fuqi parashikojnë sanksione për përhapjen e informacionit të pavërtetë, duke përfshirë shpifjen dhe nxitjen e urrejtjes. Bazuar në *Nenin 120 të Kodit Penal*, shpifja ose përhapja e qëllimshme e informacioneve të pavërteta, me qëllim dëmtimin e reputacionit të një individi, përbën një vepër penale dhe është e dënueshme. Kohët e fundit, një lajm i pavërtetë është përhapur në disa media, duke shkaktuar shqetësime të konsiderueshme. Ky veprim jo vetëm që është në kundërshtim me parimet e etikës së gazetarisë dhe kërkesat për objektivitet, por edhe shkel ligjet në fuqi, të cilat synojnë mbrojtjen e qytetarëve nga dezinformatat. Institucionet përkatese, përfshirë * Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) *, duhet të marrin përgjegjësinë për monitorimin dhe zbatimin e këtyre ligjeve. Kjo do të thotë se të gjitha platformat mediatike që përhapin lajme të pavërteta duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe të ndërmarrin masa për të parandaluar që lajmet e rreme të bëhen pjesë e diskursit publik. Në këtë kontekst, kërkojmë që institucionet e pavarura të medias të respektojnë standardet e informimit të drejtë dhe të sigurojnë që lajmet e publikuara të jenë të sakta dhe të verifikuara. Vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë integritetin e medias dhe të mbrojmë qytetarët nga ndikimi i dëmshëm i lajmeve të rreme”, shkruan ish-banorja e BBVIP 3 në postimin e saj.

Top Channel/ “Dua të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”, Miri i kërkon falje Selin,: Nuk ke…
03/04 14:09
Top Channel/ “Brikena ka dalë…”, Shëndriti dhe Brikena i punojnë rreng Mateos, ja si reagoi banori
01/04 17:48
Top Channel/ “Do të hyjë në lojë me mua”, Miri për Selin: Do afrohet…
30/03 22:58
Top Channel/ “Prap unë po dal e keqja”, Brikena në lot: Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi
30/03 21:46
Top Channel/ Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 nuk kursen mesazhet për banorin
27/03 22:16
Top Channel/ Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin
27/03 22:14
Top Channel/ Brikena përlotet: Për Mateon ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…
27/03 15:30
Top Channel/ E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët
26/03 22:30
Top Channel/ Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri: Më thanë do të…
26/03 21:07
Top Channel/ “Për Zotin kam frikë”, Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh… breshkën
26/03 21:05
Top Channel/ Kristi Lamaj rikthehet në shtëpi duke u futur nga muri, çfarë po ndodh në BBVIP
25/03 21:28
Top Channel/ “Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane
25/03 21:21
Top Channel/ Sfida e mosreagimeve, Brikena përlotet teksa sheh ish-banorin
25/03 21:19
Top Channel/ “Të kisha aq afër…” Mateo bisedon me Brikenën për puthjen
24/03 13:54
Top Channel/ Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët
23/03 22:56
Top Channel/ “Në kurrizin tim ke…”, Stenaldo debaton me Rogertin, banori: Unë kam treguar…
23/03 22:46
Top Channel/ Konfirmohet çifti Marsiela-Indrit në ‘Përputhen’, Megi Pojani përlotet
23/03 21:47
Top News – “Gjesti është arrestuar”/ Reagimi i Gimbos kur mësoi lajmin
18/03 09:26
Top News – “Ti s’flet me vëllain tënd” Debat i ashpër mes Juelës dhe Artanit, Qepe…
16/03 16:39
Top Channel/ “Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”, debat mes Juelës e Mateos, banori: Ti je…
13/03 21:43