Vullneti qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës po e kthejnë kufirin tokësor mes dy vendeve thjesht në virtual. Këtë e dëshmoi edhe marrëveshja e firmosur këtë të hënë në Prishtinë ku parashikohet se prej 1 Qershorit deri 30 Shtator për çdo fundjavë dhe në ditë festash kombëtare, qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës, do ta kalojnë kufirin, pa qenë nevoja e regjistrimit në pikat e policive kufitare.