Fushë-Vërria është një nga fshatrat e bashkisë së Delvinës që e gjeti veten buzë rrugës Kardhiq-Delvinë pas dekadash të tëra izolim. Në qendër të fshatit një gjysmë kioskë përfaqëson edhe qendrën e jetës. Devolli i zoti i kioskës që është njëkohësisht dyqan e kafene ju shërben nga një gotë raki 2-3 të moshuarve që janë gjysma e klientëve të tij ditorë.