Një avion i vogël ushtarak rus transporti u rrëzua gjatë një fluturimi prove duke i vrarë të tre anëtarët e ekuipazhit në bord. I konsideruar “krenari e ushtrisë”, avioni i tipit Il-112 u përfshi nga flakët përpara se të binte në tokë e të shpërthente. Incidenti ndodhi "gjatë testimit final” dhe uljes në afërsi të aeroportit Kubinka në periferi të Moskës, thanë zyrtarë vendas për AFP