Të gjithë këto dhi që shikoni mbrapa meje janë të prekura nga murtaja e ruminatëve, sëmundje khjo tepër e rrezikshme pasi I mer jetën bagëtisë. Kjo është ferma e Hekuran Metës, I cili ndodhet në fshatin val të Bulqizës, ai thotë se vetëm 24 orë më parë veterinrët e zonës asgjesuan 200 krerë dhi, ndërsa sonte e ka radhën pjesa e mbetur, fermeri kërkon të dëmshpërblehet dhe stani I tij I boshatisur të mbushet sërisht me bagti të imët.