Kryeministri Edi Rama preferoi vetë ta prezantojë si të realizuar, premtimin e disa kohëve më parë në përdorimin e inteligjencës artificiale si pjesë e shërbimeve qeveritare në platoformën E-Albania. Nga sot në ndihmë të qytetarëve do të vij Asistenti virtual 1.0, i cili është ideuar për të lehtësuar të përditshmen e tyre, duke thjeshtuar dhe shpejtuar ndërveprimin me shtetin.