Gjiri i Durrësit u kthye në një skenë reale të manovrave ushtarake, ku forcat shqiptare, amerikane dhe vendet fqinje aleate tw NATO po zhvillojnë stërvitjen “Defender Europe 2025”. Me një skenar kompleks, Durrësi u “pushtua” nga anije luftarake, helikopterë cougar dhe një dron monitorues, që morën pjesë në simulimin e një operacioni të sofistikuar ndërhyrjeje detare.