Edhe pse sezoni i plazhit ka nisur, grupe turistësh shihen ngado në rrugët e qytetit të Durrësit. Ajo që i tërheq më shumë se plazhi është historia, zhvillimi urban dhe kontakti me jetën e qytetit. "Durrësi është epiqendra e turizmit në Shqipëri, pasi ka kapacitetin më të madh të shtretërve në vend."