“Çdo fjalë nga thellësia e shpirtit është një dritë e vogël që ndriçon një fillim të ri”. Nën këtë moto, gjatë fundjavës u zhvillua në kryeqytet edicioni i parë i Festivalit Kombëtar Letrar “Nën dritën e fjalës”. Rreth 30 konkurrentë nga vendi dhe trojet shqiptare interpretuan krijimet e tyre poetike në “Qendrën për Kulturë”, në ambientet e Kishës Ortodokse.