Situata në komunën e Deçanit vazhdon të jetë e rëndë. Numër i madh i qytetarëve edhe gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë. Doktoresha Feride Dautaj, në një prononcim për Telegrafin ka treguar se nga ora 15:00 e së mërkurës e deri sot në orën 07:00 , ndihmë mjekësore kanë kërkuar 114 pacientë. “Prej tyre 67 kanë qenë me simptomatologji të helmimit, kurse dy raste i kemi referuar për në Spitalin e Pejës”, tha Dautaj.