Qyteti i Korçës është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e lehtë dëbore. Dëbora ka rënë gjatë natës. Në zonat kodrinore të qytetit ka rënë deri në 1 cm dëborë kurse në zonat mbi 1 mijë metra deri në 5 cm. Deri tani nuk raportohen probleme me rrugët nacionale dhe rurale.