Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të një të riu, i cili për një kohë të gjatë u hetua për vdekjen nga mbidoza të shokut të tij. Mariglen Isufi, mosha 29 vjeç, ishte arrestuar nga policia në prill të këtij viti mbasi shoku i tij Ilir Marku, përdorues heroine, u gjet i pajetë në një bunker në zonën e Kodër Kamzës.