Gjykata e Korçës ka vendos masën e arrestit me burg për 68 vjeçarin Iqmet Skënderi, i cili tre ditë më parë u arrestua nga policia e Maliqit për ngacmim seksual me të mitur. Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg, e cila u pranua nga gjykata. 68-vjeçari nuk e ka pranuar faktin të ketë ngacmuar 11-vjeçaren në fshatin Strelcë.