Top Channel/ Në burg për 20 minuta, Trump: Kjo që po më bëhet mua është ndërhyrje në zgjedhje
25/08/2023 19:44

Pasi u paraqit në burgun e Qarkut Fulton të shtetit të Xhorxhias, Ish-Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se është i pafajshëm. Sipas Trump, kjo ndodh pasi kundërshtarët e tij po përpiqen të sabotonin shanset e tij për të fituar emërimin e partisë republikane për zgjedhjet presidenciale. “Unë me të vërtetë besoj se kjo është një ditë shumë e trishtuar për Amerikën. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrë. Ne nuk bëmë asgjë të keqe. Unë nuk bëra asgjë të keqe. Dhe të gjithë e dinë këtë. Ajo që ata po bëjnë është ndërhyrje në zgjedhje dhe përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë në vendin tonë më parë. Kjo është mënyra e tyre e fushatës. Ky është një shembull. Por ju keni tre raste të tjera, edhe ato janë ndërhyrje në zgjedhje. Ne kishim çdo të drejtë, çdo të drejtë për të sfiduar zgjedhjet që mendonim se ishin të pandershme” Ky ishte arrestimi i tij i katërt në pesë muaj për një akuzë penale, por e para herë që një ish-president amerikan fotografohej si i arrestuar. Trump u largua nga burgu rreth 20 minuta pasi hyri dhe u nis drejt aeroportit të Atlantës, ku avioni i tij privat po e priste për ta kthyer atë në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi. Duke qënë se nuk u mbajt i arrestuar, Trump mund të vazhdojë të bëjë fushatë. Por analistët gjykojnë se nëse ai shpallet kandidati i republikanëve çështja mund të ndërlikohet, veçanërisht pasi mbajtja e proceseve gjyqësore përkon me periudhën e zgjedhjeve. Zoti Trump përballet me 41 akuza sipas së cilave ai mori pjesë në një komplot kriminal për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias. 77 vjeçari tashmë ka hyrë në një territor të paeksploruar duke u bërë ish-presidenti i parë i SHBA-së që përballet me akuza penale, megjithëse katër rastet e ngritura kundër tij nuk e kanë dëmtuar statusin e tij si favorit në garën për nominimin republikan për ta sfiduar presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit të vitit të ardhshëm për presidencën amerikane. Pamjet: AFP

Top Channel/Gjermania,“shuplakë”AfD-së? Përurohet xhamia e parë në bastionin e ekstremit të djathtë!
17/02 12:06
Top Channel/ Thaci, “gjyqi paralel” për pengim drejtësie: Ndërhynë te dëshmitarët e Prokurorisë!
17/02 12:06
Top Channel/ Trump, presion Iranit për bisedimet: “Do të përfshihem edhe unë”!
17/02 11:57
Top News – Kërcimi i robotëve humanoidë / ‘Mjeshtrat e Kung Fu-së’ në festivalin e pranverës
17/02 11:54
Top News – ‘Ngrijnë’ dronët e Ukrainës / I ftohti i acartë vështirëson mbrojtjen e vendit
17/02 11:45
Top News – ‘Pazar’ me tokat e Ukrainës / Bisedime paqeje në Gjenevë mes Moskës e Kievit
17/02 11:45
Top Channel/ Rubio, sot mesazhi për Kosovën: Nga SHBA, mbështetje e palëkundur!
17/02 11:45
Top News – ‘Unaza e zjarrit’ sot në qiell / Vetëm 2 për qind e botës mund ta shohë eklipsin
17/02 11:39
Top News – Ombrellë bërthamore për Evropën, pa SHBA / A mund të krijojë kontinenti një arsenal
17/02 11:32
Top News – E vrau Irani, apo…! Producentja izraelite e ‘Tehran’ gjendet pa jetë në Athinë
17/02 10:41
Top News – E vërteta e dosjeve Epstein. Clinton akuzon Trump: Po i përdor për t’u mbrojtur
17/02 10:06
Top News- 12 anije luftarake drejt Iranit, mes tyre më e madhja në botë, SHBA përgatit dhe F35-at
17/02 00:00
Top Channel/ Australia tërheq 34 shtetas nga Siria, ishin në një kamp me shqiptarët
16/02 23:19
Top Channel/ “Gjuetia” për gaz dhe naftë, Greqia dyfishon kërkimet në det
16/02 23:11
Top Channel/ Vrasja e aktivistit të djathtë trondit Francën, e vranë të majtët
16/02 23:10
Top News- Rrjeti i ri i sabotazhit: Kremlini angazhon ish-strukturat e Ëagner me mision në Europë
16/02 23:08
Top News- Terroristi kërkon të vrasë këngëtaren Taylor Swift, eksplozivë me porosi nga ISIS
16/02 23:06
Top Channel/ Shuhet këshilltari i “Kumbarit”, Lamtumirë ikonës Robert Duvall
16/02 22:39
Top News- Drama e familjeve në kampet e ISIS, duan të kthehen por nuk po riatdhesohen
16/02 22:19
Top Channel/ Anglia, gjobë nga emigrantët! Do u paguajë nga 6 mijë paund se u mori celularin
16/02 19:20
DIGITALB DIGITALB