Kreyministri Edi Rama zhvilloi një takim falenderues këtë të hënë me Skuadrën Kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë tha se ky ekip dëshmoi një nivel të lartë profesionalizmi në fazën hyrëse të procesit dhe mori vlerësimet më të larta nga Brukseli.