Top Channel/ Në ‘arrest shtëpie’, Berisha përshëndet shqiptarët në SHBA: Në veçanti…
21/09/2024 22:10

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie ka mbajtur sërish fjalën nga ballkoni i shtëpisë. Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së drejtë të Shqipërisë. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve që nga kjo tribunë lirie përcjellin të vërtetat anekënd Shqipërisë dhe trojeve shqiptare. Një përshëndetje të veçantë mikut tim të vjetër, zotit Luigj Gjoka, përfaqësuesit të shkëlqyer të diasporës sonë, mbështetje e fuqishme e lirisë së shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri. Mbështetje të veçantë gjithashtu të gjithë shqiptarëve në Miçigan, Nju Jork, Boston, kudo që janë në vendin e madh të lirisë. Ftesa ime e përzemërt, miqësore, të votojnë për kandidatin apo kandidaten që duan në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Le të jenë zgjedhjet e ardhshme zgjedhjet e bashkimit të shqiptarëve për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti, për interesin kombëtar të shqiptarëve. Të dashur miq, në mbarë vendin ka një optimizëm, ka një frymë bashkimi midis opozitarëve dhe unë përsëri sot ftoj çdo demokrate dhe demokrat, i cili për një arsye apo një tjetër, për një mendim apo një tjetër, për një hatërmbetje apo një tjetër, është veçuar, të rikthehet në shtëpinë e tij, të rikthehet në investimin e tij, të rikthehet në një kohë historike, në një kohë të misionit më të rëndësishëm të PD-së, misionit të përmbysjes me votën e lirë të diktaturës të bazuar në aleancën e Edi Ramës me krimin, me drogën, me vjedhjen e shqiptarëve. Për çdo shqiptar është një shans i madh, është një oportunitet i veçantë. Në të vërtetë është shansi i jetës për të përmbysur këtë diktaturë që po zbraz çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Jam shumë mirënjohës Gjermanisë për…
24/03 13:24
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-, Balla: Për ligjin e referendumin e pres që…
24/03 13:16
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Opozita duhet të distancohet nga…
24/03 13:10
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Balla në konferencë: Kushtetua nuk e ka…
24/03 12:56
Top Channel/ Taulant Balla në konferencë për shtyp: Kushtetuta e përcakton si mbahet referendumi
24/03 12:50
Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
DIGITALB DIGITALB