Me dhjetëra hektarë me misër në fshatin Sektor Seman, Fier, rrezikojnë të thahen. Shkak, sipas fermerëve, është bërë mungesa e ujit vaditës. Kanali Vjose Levan Fier është plotë me ujë, por nuk mbërrin dot tek arat e fermerëve. Të mbledhur në sheshin e fshatit, fermerët kanë protestuar kundër kësaj situate që rrezikon prodhimin e tyre prej dhjetëra e dhjetëra hektarë me misër.