Kryeministri Rama inspektoi punimet në Bulevardin kryesor të Shkodrës ku po realizohet projekti për rigjenerimin e stokut të banesave. 55 pallate po vishen me sistemin kapot dhe termoizolim, projekt që përfundon në 5 muaj. Rama tha se kursimi i energjisë është një prej të mirave të kësaj ndërhyrje.