Policia e Shtetit është institucioni që monitoron zbatimin e ligjit, por jo rrallë herë, punonjës të saj janë në anën e kundërt të ligjit. Në 5 muajt e parë të këtij viti, në pranga kanë rënë nëntë punonjës policie për vepra të ndryshme penale, kryesisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre.