“Pas shtyrjes prej tërmetit të nëntorit dhe situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Instituti i Statistikave do të nisë në tetor projektin pilot për Censin e Popullsisë dhe Banesave, për t’u zbatuar më pas plotësisht në vitin 2022.” Ky cens i cili do të shërbejë si një bazë të dhënash për krijimin e regjistrave të popullsisë banuese, ndërtesave e banesave do të zhvillohet përmes pyetësorëve duke mbledhur të dhëna në terren në zona urbane dhe rurale të ndryshme të vendit.