Nisma Social Demokrate në tubimin “Festojmë Bashkë” ka kujtuar shpallësit e pavarësisë së Kosovës që mbahen padrejtësisht në Hagë. “Festojmë me ju” ka qenë moto e këtij organizimi i cili i është dedikuar ish krerëve të UÇK-së të cilët po përballën me akuza në Gjykatën Speciale. Në festimet e Pavarësisë janë kujtuar Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Pjetër Shalë, Salih Mustafë, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.