Kryeministri Edi Rama këtë fillim viti ndërmerr një ndryshim në kabinetin qeverisës duke larguar ministren e kulturës Elva Margariti e zëvendësuar atë me Blendi Gonxhen një prej ish bashkëpunëtorëve të afërt kur drejtonte bashkinë Tiranë. Këtë ndryshim kryeministri e komentoi si nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, duke krijuar një ministrie të re. Atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.