Top Channel/ Ndryshon kontrolli në kufi, nga 12 tetori për të hyrë në BE duhet regjistrim online
31/07/2025 12:10

Bashkimi Evropian ka shpallur se më 12 tetor 2025 do të nisë zbatimi i sistemit të ri të kontrollit kufitar për qytetarët nga vendet jo-anëtare të BE-së. Ky sistem, i njohur si Sistemi i Hyrje/Daljes, do të zëvendësojë vendosjen e vulave në pasaporta dhe do të aplikohet në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve evropiane. Fillimisht i planifikuar për nëntor 2023, EES është shtyrë disa herë për shkak të mungesës së përgatitjes në disa shtete. Komisioni Evropian njoftoi se sistemi do të implementohet në mënyrë graduale për gjashtë muaj, për t’i dhënë kohë autoriteteve, pasagjerëve dhe sektorit të transportit që të përshtaten me procedurat e reja. EES do të zbatohet në rreth 60 vende, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor, si edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen. Sistemi do të regjistrojë datat e hyrjes dhe daljes së vizitorëve, si dhe të dhëna për qëndrimet e tejzgjatura dhe hyrjet e refuzuara. Ai do të mbledhë të dhëna personale dhe biometrike, përfshirë fotografitë e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve. Pasaportat e vendeve të Ballkanit Perëndimor tashmë janë biometrike dhe të harmonizuara me standardet e BE-së, duke përmbushur kushtet për lëvizje pa viza në zonën Schengen. Zyrtarët kanë paralajmëruar se mund të ketë radhë dhe vonesa në kufi, veçanërisht në pikat kufitare tokësore, në aeroporte dhe porte. Prandaj, është parashikuar që gjysma e pikave kufitare të nisin punën me sistemin brenda tre muajve, ndërsa funksionaliteti i plotë do të arrihet pas gjashtë muajsh. Komisioni Evropian ka premtuar fushata informuese për udhëtarët në të gjitha pikat kufitare dhe aeroportet e BE-së para nisjes së sistemit.

Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53