Administrata shtetërore pritet të ketë mundësi zgjedhjeje të orarit të punës. Me konceptin e cilësuar si orari ditor fleksibël, Ministria e Administratës Publike ka propozuar një vendim ku cakton një fashë orari të detyrueshëm për të gjithë nëpunësit, që duhet të jenë në institucionet e administratës shtetërore nga ora 9.30 deri në 15.30 nga e hëna në të enjte, ndërsa të premte nga 9.30 deri në 13:00. Ndërsa kërkon ndryshimin e kohëzgjatjes në punë nga e hëna në të enjte me 30 minuta, duke e zgjatur ditën e punës në 8 orë e 30 minuta, ndërsa e shkurton të premten me 6 orë punë.