Teksa kryeministri Rama paraqiti ndryshimet në qeveri e Parlament, gjuha e trupit e të larguarve nga postet ministrore la të kuptohet se nuk kishin dijeni për vendimet e Kryeministrit. Niko peleshi ishte prej atyre që e pranoi se nuk e dinte që do të shkarkohej si ministër i mbrojtjes për të marrë një detyrë tjetër brenda partisë në një kohë ambiciesh të mëdha e sfiduese drejt Shqipërisë së vitit 2030.