Top Channel/ Ndryshime surprizë në qeveri! Rama i “vjedh” Metës njeriun e besuar
25/09/2025 19:39

Silva Caka, ish-deputete e Partisë së Lirisë është emëruar zëvendësministre e Brendshme në qeverinë ‘Rama 4’. Bëhet fjalë për tre zëvendësministra të rinj, që marrin postin në kabinetin e ri qeverisës. Lëvizja surprizë e Këshillit të Ministrave është pikërisht emërimi i ish-deputetes së Partisë së Lirisë, në postin e zëvendësministres së Punëve të Brendshme. Silva Caka ka qenë deputete e LSI në qarkun e Beratit në vitin 2013 dhe ka mbajtur poste drejtuese në partinë e Metës. Po ashtu, ish-deputetja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali, është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë, Eugena Tomini, ish-drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë. Njoftimi; 1. Qeveria miratoi ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në Ersekë Investimi pritet të realizohet brenda 36 muajve dhe centrali do të ketë një afat operimi 49-vjeçar. Shoqëria ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj mbi ecurinë e punimeve, të respektojë kushtet mjedisore dhe të dorëzojë sigurimin e kontratës në masën 5% të investimit. 2. Qeveria miraton marrëveshjen e garancisë për huanë prej 20 milionë euro Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e garancisë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Tiranës për kontratën e kredisë në vlerën 20 milionë euro, e lidhur me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), OSHEE Group, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) dhe Furnizuesin e Tregut të Lirë (FTL). 3. Qeveria përcakton fushën e përgjegjësisë së Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Këshilli i Ministrave ka miratuar fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ministri do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e reformës në administratën publike, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe sistemin e pagave, si dhe për hartimin e politikave dhe akteve ligjore në luftën kundër korrupsionit. 4. Qeveria përcakton fushën e përgjegjësisë së Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociatorit Këshilli i Ministrave ka miratuar misionin dhe fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociatorit, i cili do të drejtojë teknikisht negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të bashkërendojë procesin e brendshëm të përgatitjeve për integrimin. Ministri është përgjegjës për koordinimin e punës së grupit negociator, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, ndjekjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian, hartimin e Planit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale. Ai gjithashtu ka detyrë të nxisë nisma për integrimin e përshpejtuar dhe të garantojë informimin e publikut mbi procesin e anëtarësimit Gjithashtu, në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime që lidhen me ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve. Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme Eugena Tomini emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Andi Mahila, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë Mira Kapisyzi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë. Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44