Këshilli i Ministrave ka miratuar bonus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Në një postim të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, ministri Petrit Malaj njofton se vlerësohet që bonusi arrin vlerën e 15 mijë lekëve ose ndryshe 150 euro, ndërsa prej saj përfitojnë 148.500 persona.