“Përshëndetje, pasaportën e vaksinimit ju lutem”, kjo është shprehja që tashmë një klient dëgjon në çdo kafene, restorant dhe tren në Francë. Nga e hëna në vend nisi zbatimi i urdhrit për lejet e Covid që mundësojnë hyrjen në kafene, restorante dhe trena, një shtrëngim i masave që qeveria shpreson se do të rrisë vaksinimet, por që ka shkaktuar protesta për disa javë.