Top Channel/ Ndodh në Afganistan!Talibanët ndalojnë publikimin e çdo imazhi të njerëzve dhe kafshëve
25/10/2024 21:25

Politikat shtypëse të talibanëve dhe interpretimi ekstrem i Islamit e kanë kthyer Afganisanin në një shtet aspak atraktiv. Më 2021, Afganistani është bërë vendi i vetëm në botë që ua ka ndaluar shkollimin vajzave adoleshente. Tani, ky shtet është bërë i pari që e ndalon përshkrimin e gjithçkaje të gjallë, përfshirë njerëzit dhe kafshët. “Ky vendim është absurd dhe i pabesueshëm”, ka thënë Sami Yousafzai, gazetar veteran i Afganistanit dhe vëzhgues i vendimeve të talibanëve. Sipas Islamit, idealizmi i diçkaje është mëkat, ashtu sikurse adhurimi i dikujt. Sipas këtij interpretimi radikal, talibanët kanë këputur kokat e manikinëve, e kanë ndaluar shitjen e kukullave dhe i kanë mbuluar apo rrëzuar statujat. Tani talibanët e kanë zgjeruar këtë ndalesë dhe ndalojnë edhe “prodhimin dhe shikimin e videove dhe fotografive të gjërave të gjalla në kompjuterë dhe telefona mobilë”. “Në zemër të vendimit është dëshira për të rikrijuar emiratet [e talibanëve] sikurse në vitet ‘90”, ka thënë Obaidullah Baheer, hulumtues në Qendrën për Azinë Jugore në Shkollën e Londrës për Ekonomi. Përgjatë regjimit brutal në periudhën 1996-2001, talibanët e kanë ndaluar vizatimin e gjallesave, përfshirë shfaqjen e tyre në televizion apo nëpër fotografi, pasi gjithçka konsiderohej joislamike. Madje, grupi islamik pati shkatërruar publikisht televizionet dhe kasetat televizive. Talibanët kanë shkatërruar edhe mijëra artefakte historike, shumica prej tyre statuja të Budës, të cilat janë konsideruar në kundërshtimin me Islamin. Regjimi i talibanëve e pati tmerruar botën më 2021, kur pati përdorur artileri, mina anti-tanike, dinamit dhe lëndë tjera shpërthyese për të shkatërruar dy statuja gjigante të Budës, që datojnë prej shekullit të gjashtë. Pas rrëzimit të talibanëve nga pushteti më 2001, në kuadër të pushtimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan, grupi ka përdorur fotografi dhe imazhe të ndryshme për të kryer propagandë. Ata madje e kanë pasur edhe një faqe në internet dhe prezencë në rrjetet sociale. Prej rikthimit në pushtet, më 2021, talibanët udhëheqin televizionin shtetëror dhe ua kanë vazhduar lejen për operim disa stacioneve televizive, me kufizime të theksuara. Zyrtarë të lartë talibanë kanë llogari në rrjetet sociale, publikojnë video dhe fotografi të takimeve të tyre. Baheer ka thënë se ndalesa e talibanëve për imazhe të gjallesave “duket rrugë shumë e koklavitur”, duke marrë parasysh se vetë talibanët përdorin shumë fotografi dhe imazhe televizive. Ndalesa e talibanëve në publikim të imazheve të gjallesave ka rritur shqetësimet për ndikimin që do të ketë vendimi në mediat afgane dhe lirinë e shprehjes.

Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31
Top News – Izraeli miraton ligjin radikal. Dënim me vdekje për palestinezët
31/03 10:15
Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49