Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosjen e disa sanksioneve dërrmuese ndaj individëve dhe kompanive të dyshuar se kanë lidhje me një rrjet firmash të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Departamenti amerikan i thesarit deklaroi se këta individë dhe kompani "kishin siguruar mbështetje kritike" për programin e dronëve të Teheranit.