Top Channel/”Ndihmë që të paguajnë faturat e energjisë”, BE: 40 miliardë euro familjeve e firmave!
19/10/2022 00:13

Institucionet e BE-së propozuan ri-kanalizimin e 40 miliardë eurove nga buxheti i bllokut me qëllimin të ndihmohen familjet dhe kompanitë e vogla, të cilat praktikisht po luftojnë për të paguar faturat e larta të energjisë elektrike.Nisma, e nxitur nga komiteti i çështjeve rajonale të Parlamentit Evropian, fitoi menjëherë mbështetjen e Komisionit të BE-së."Ne duhet të ndërmarrim veprime konkrete për të ndihmuar familjet dhe më të rrezikuarit në shoqëri, të cilët po përballen sot me vështirësi të mëdha për të shlyer këto detyrime," tha eurodeputeti francez i krahut të majtë Younous Omarjee në Strasburg , ku paraqiti propozimin.Skema e mbështetjes prej 40 miliardë eurosh do të vijë nga fondet strukturore nga buxheti i BE-së 2014-2020, të cilat janë aktualisht në dispozicionin tonë pohoi komisionerja për kohezionin dhe reformat Elisa Ferreira."Ne duam të shmangim falimentimet masive të bizneseve, sepse kemi parë që kjo ka ndodhur në disa shtete anëtare," shpjegoi ajo."Gjendja është vërtet kritike, ka mospërputhje mes situatës së vendeve të ndryshme anëtare," shtoi ajo. Masat mbështetëse në këto kohë krize kanë ardhur me një tendosje jo të vogël për financat publike, veçanërisht në mesin e vendeve më pak të pasura.Ndërsa Gjermania ka paraqitur një program të diskutueshëm 200 miliardë euro për të ndihmuar familjet dhe bizneset që përballen me vështirësi për të paguar faturat e tyre të energjisë, Franca dhe Italia, që janë gjithashtu ekonomi të rëndësishmë të bllokut, kanë shpërndarë vetëm një pjesë të kësaj shume. Komisioni i BE-së, gjithashtu të martën, zbuloi një paketë krejtësisht të re masash emergjente për të trajtuar krizën energjetike, e cila përfshin propozime që synojnë frenimin e spekulimeve në tregjet e gazit, garantimin e furnizimeve për sezonin e ardhshëm të mbushjes së depozitave si dhe dëshmi të forta solidariteti me më të prekurit nga kjo situatë.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02