Top CHannel/ Ndihmat që iu ndërprenë SPAK, financimet nga buxheti, trajnimet dhe pajisjet amerikane
30/01/2025 19:46

SPAK ka reaguar pas urdhërit egzekutiv të presidentit Donald Tramp që pezulloi ndihmën e huaj ku përfshihen edhe fondet për drejtësinë shqiptare midis tyre edhe ndaj prokurorisë së posacme. Përmes zyrës së shtypit SPAK kujton se është një insitucion i pavarur që mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit shqiptar . Dhe për këtë SPAK sjell në vëmendje buxhetin e 2025 që sipas ligjit 115 të 2024 u miratua për strukturën e posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke shuar cdo aludim të mundshëm dhe duke konfirmuar vazhdimësinë, SPAK thekson se mbështetja e të huajve dhe e amerikanëve është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së kësaj prokurorie. “Prej krijimit SPAK dhe BKH kanë patur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare përshi edhe shtetet e bashkuara të amerikës të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve OPDAT, ICITAP, DEA dhe FBI” theksohet në reagim. Por kjo asistencë është e orientuar kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve. Megjithatë deri në një rishikim të dytë pas 90 ditësh, ndihma amerikane ku përfshihet edhe asistenca e OPDAT , ICITAP , DEA dhe FBI në fushën e trajnimeve, vizitave studimore , apo programet që do të sillnin më tej pajisje të teknologjisë së fundit mbeten të ngrira. Përpos ngrirjes së kësaj asistence ndaj SPAK, BKH që u ngrit sipas modelit të FBI dhe gjykatave të posacme , e njëjta gjë ka ndodhur në të gjithë sistemin e drejtësisë pa lënë mënjanë edhe ministritë e linjës dhe këshillat e gjykatave dhe të prokurorisë

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58