Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, ka nisur operacionet në terren, pavarësisht se një gjë e tillë është kundërshtuar me forcë nga Kombet e Bashkuara dhe shumica e grupeve humanitare, e madje edhe njëri prej drejtuesve të tij ekzkutiv dha dorëheqjen papritur në shenjë proteste.