Për zhurmë-prodhimin në seancat plenare të kuvendit dhe bllokimin e punës të komisionit të reformës zgjedhore, grupi parlamentar socialist propozoi ndëshkimin e 19 deputetëve të opozitës. Sekretariati për Etikën ndëshkoi 18 deputetë të opozitës duke i përjashtuar me 10 ditë nga punimet e parlamentit. Ndërsa ndëshkimi për Ervin Salianjin ishte 20 ditë përjashtim. Deputeti Salianji reagoi për këtë ndëshkim.