Top Channel/ Ndeshja që vlen kreun e grupit, Sylvinho: Kemi lojtarë me probleme, por ia dalim
15/11/2024 19:32

Shqipëria luan përballë Republikës Çeke të shtunën e 16 nëntorit në “Arenën Kombëtare”, ora 20:45, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1, ku fitorja është opsioni i vetëm për kuqezinjtë që të arrijnë vendin e parë. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se skuadra do të japë 100% në fushë dhe se skuadra do të futet në fushë me zemër dhe shpirt për të marrë tre pikët. “Fillimisht respekt shumë të madh për Ajetin, që jep maksimumin në fushë, që ka bërë dy Europian shumë të mirë. Ndeshja e radhës është më e vështirë dhe më e rëndësishmja. Ata kanë një avantazh të vogël që është një pikë. Jemi shumë afër me pikët, çdo gjë mund të ndodh në këtë grup. Do të japim 100% në fushë. Nëse ata kanë një pikë ekstra, ne kemi avantazh që luajmë në fushën tonë dhe tifozët do të jenë të pranishëm. Është e drejtë, është skuadra që kemi luajtur më shumë këto dy vitet e fundit. Është skuadër shumë e fortë dhe fizikisht shumë lart. Trajneri i tyre është shumë inteligjent, por dhe lojtarët i japin ekuilibër skuadrës. Ne do të futemi fortë me lojën tonë, por gjithmonë duke u futur me zemër dhe shpirt për të bërë një lojë shumë të mirë. Ne kemi dhe një stërvitje të fundit. Do të duhet të shohim 2-3 lojtarë që kanë pasur probleme të vogla fizike. Uzuni nuk është njëri prej tyre. Ai nuk është 9-sh. Është një sulmues që na intereson shumë , por nesër do të marrim një vendim për formacionin. Mbase 90 minutat që do luajmë nesër mund të jetë një nga ndeshjet më të mira. Nuk jemi në gjendje për t’u ankuar. Pas Europianit është një periudhë e vështirë për të gjitha kombëtaret. Lojtarët nuk kanë pasur shumë mundësi për të bërë pushime. Unë kam besimn te ata lojtarë dhe nuk duhet të kemi frikë ndaj kundërshtarit, por do hymë në fushë për të dhënë më të mirën. Nuk jam aspak i shqetësuar për kartonin e verdhë. E njëjta gjë dhe për lojtarët. Më shumë i interesuar jam për ndeshjen. Do jetë një ndeshje e bukur për t’u shijuar. Do të futemi në fushë për të bërë një ndeshje të mirë. Kështu që nuk ka aspak asnjë shqetësim për kartonët. Sfida para një viti? Është një ndeshje e ndryshme ajo e nesërmja, por ne do futemi fortë për të dhënë 100%. Humbëm në Pragë ndeshjen e parë, por çdo gjë ndryshon. Kemi luajtur shumë ndeshje me ta dhe duket si derbi. Kërkon përqendrim të lartë dhe duhet të jesh me sytë hapur. Por ne do të provojmë që të futemi fort në fushë dhe për të marrë më të mirën. Zakonisht kjo ndodh kur pëson një gol, 4-5 minutat e para ndodh një lloj black-out. Është e rëndësishme që pasi të pësosh, të ruash qetësinë. Kam qenë lojtar i trajnerëve të mëdhenj më përpara dhe kam kuptuar që kanë pasur të drejtë kur pëson. Sa i përket Uzunit, është e vërtetë që ai bën rolin më të mirë si sulmuesi i dytë. Kemi mësuar cilësitë e një sulmuesi si Uzuni, por ekziston mundësia për t’i shfrytëzuar karakteristikat e tij. Ju kujtoj që ai e ka nisur me ne si sulmues anësorë dhe më pas është futur më shumë brenda. Do të shohim se çfarë do të bëjmë nesër”, tha Sylvinho.

Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33
Top Channel/ “Finalja” e parë për në Botëror, forcat e policisë ‘blindojnë’ stadiumin në Varshavë
26/03 19:14
Top Channel/ Pranë ëndrrës së Botërorit/ Shqipëria sot në ndeshjen e parë play-off kundër Polonisë
26/03 15:46