Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur në vendin e quajtur Neapoli në ishullin e Mitilinit në Egjeun lindor. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por automjeti me targa shqiptare AA 151 AG u përplas në një shtylle dhe në vazhdim u shkatërrua totalisht.