Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur këtë mesditë në spitalin e Lezhës, për të kërkuar ndihmë mjekësore. 30-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në Shënkoll rreth orës 15:15, ndërsa dyshohet se viktima i identifikuar si Amaros Deda ka qëlluar veten me armë.