Pasi u transportua me urgjencë nga Korça drejt kryeqytetit për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore foshnja 2 muajshe ka ndërruar jetë. Fëmija i lindur prematur dy muaj më parë me peshë vetëm 1 kg u transportua fillimisht në pediatrinë e Korçës ku mjekët konstatuan se ishte në gjendje kritike dhe më pas u transportua drejt kryeqytetit për ndihmë më të specializuar ku edhe ka ndërruar jetë vetëm disa orë pas mbërritjes. Bluzat e bardha ngritën dyshime se shkaku i gjendjes të rëndë të foshnjës mund të lidhej me kequshqyerjen nga nëna ndërsa nuk përjashtojnë edhe variante të tjera, përfshirë mundësinë që foshnja të ketë pasur probleme shëndetësore që në momentin e lindjes.