Edhe ditëlindjen e 85 e kishte festuar në skenë. Artisti Et’hem Qerimaj, babi i violinës shqiptare, mbylli sytë sot në moshën 88-vjeçare. Artisti la pas një dinasti të tërë muzikore që do të mbijetojë gjatë e merr me vete duartrokitjet e shumë brezave që e kanë ndjekur në skenë lojën e tij në muzikë. Plot nëntë artistë dhe tre breza. Sigurisht ai dallohet për tingujt e pashembullt të muzikës së Tiranës. Por dhe të të gjitha trevave. Mjeshtri i Madh e konsideroi skenën jetën e tij. Dhe mikja e tij më e ngushtë mbeti deri në fund violina.