Përfaqësues të degës së PD Fier kanë protestuar këtë të premte për ndërrimin e bravës së jashtme të godinës. Ish-kryetari Luan Baçi, e quajti një verim të turpshëm duke theksuar se godina është financuar dhe rregulluar me financat e anëtareve dhe aspak nga PD, edhe pse e kishte si detyrim. Tensionet nisën një ditë më parë në Partinë Demokratike të Fierit, pasi ish-kryetari Luan Baçi denoncoi se derës së selisë i janë ndryshuar bravat.