Prurjet e reshjeve gjatë dhjetorit kanë bërë që të tre hidrocentralet publike në Shqipëri të fillojnë prodhimin e energjisë elektrike. KESH po prodhon rreth 50% më shumë energji se javët e fundit të nëntorit dhe OSHEE ka ndalur blerjen me çmime marramendëse në tregjet e huaja.