Edicioni i dhjetë i çmimeve “Harpa”, mblodhi në një mbrëmje gala, figura të njohura të artit, kulturës, letërsisë, medias e politikës të ardhur nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Ky eveniment i kthyer tashmë në një traditë, ka akorduar disa çmime, duke vlerësuar emra e personalitetet më të spikatura gjatë vitit 2022. Gazetares se Top Channel Monika Stafa iu akordua çmimi për gazetari dhe si autore me rol të spikatur në televizion dhe shtypin e shkruar.