Në ditën e dëshmorëve u përjetësua në bronz, gjenerali i tre luftrave, Tahir Sinani në Tropojë. Për të nderuar heroin u mblodhën bashkëluftëtarët e tij nga Kosova, Presheva, Tetova si dhe bashkudhëtari i tij i fundit, Ali Ahmeti. Personalitete të dy vendeve përçuan mesazhe uniteti për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si një përgjigje edhe ndaj ndërhyrjes së Kurtit që u shoqërua me kritika.