Në Gjirokastër është çelur një ekspozitë e rrallë si pjesë e eventeve që po mbahen për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. Ekspozita sjell disa dhjetëra artefakte të dëshmisë materiale të patriotëve nga Gjirokastra përgjatë rilindjes kombëtare që i parapriu Pavarësisë, gjatë Pavarësisë, gjatë pushtimit e deri rreth fundit të viteve ‘50 kur në vend ishte instaluar diktatura. Studiuesi Niko Kotherja shpjegon se disa prej tyre bëjnë pjesë në fondin e rrallë të trashëgimisë historike të Shqipërisë siç janë flamujt e qëndisur në periudha të ndryshme apo edhe regjistrimet e himnit të flamurit.