Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania u bënë bashkë në thirrjen drejtuar Serbisë për lirimin e tre policëve kufitar të Kosovës, për të cilët Prishtina zyrtare pretendon se janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovë nga forcat serbe. Beogradi vazhdon të insistojë se ndalimi i tyre ndodhi thellë në territorin serb. I dërguari i amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi një ditë më parë se e kanë ndjekur “rastin e arrestimit të tre policëve të Kosovës”.