Që nga dita e sotme, hapësirat e hyrje-daljeve në portin më të madh të vendit do të kufizohen, duke ndikuar në flukset e mjeteve dhe të mallrave në Porti i Durrësit. Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar nisjen e ndërhyrjeve në portën nr. 4, te Ura e Dajlanit, në kuadër të projektit “Marina dhe Jahtet e Durrësit”.